Përpjekja për të kthyer në shinat e duhura marrëdhëniet e BE-së me Federatën Ruse mund të shihet si e dështuar për një kohë të gjatë. Nuk mund të vlerësohet ndryshe ajo që u dëgjua pas takimit të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, dhe të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell. Konferenca e shtypit u kthye në një orë të arrogancës dhe dështimit. Borrelli dukej për momente të caktuara si një nxënës shkolle, i papërgatitur, dhe Lavrovi njihet për atë që nuk i fal asgjë partnerëve të tij në negociata. Kësaj here ai ia mori Borrellit edhe dinjitetin politik.
Bashkimi Evropian nuk është i “besueshëm”; vendet si Gjermania dhe Franca sillen “me arrogancë” kundrejt Rusisë dhe nuk pranojnë të japin informacione në zbardhjen e rastit Navalny; në Spanjë ka gjykime të motivuara politikisht kundër separatistëve katalonjas. Kjo është vetëm një pjesë e rrebeshit të akuzave dhe gënjeshtrave që Lavrovi lëshoi mbi Borrellin. Borrelli heshti për këto. Ai u përpoq me përzemërsi, në një kohë që një shpërthim i kontrolluar zemërimi mund ta kishte ndalur turrin e Lavrovit.
Në një kohë që të dy ofruan në skenë të hapur të konferencës së shtypit një shfaqje të tillë, Ministria e Jashtme e Lavrovit e plotësoi komplet fyerjen. Tre diplomatë nga vende të BE-së u dëbuan nga Rusia, sepse ata me gjasë kishin marrë pjesë në protesta kundër arrestimit dhe dënimit të kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny. Të tri vendet, Gjermania, Polonia dhe Suedia, e hedhin poshtë me vendosmëri këtë, edhe Josep Borrell e shprehu protestën e tij me protokoll.
Të premten pasdite më së voni dihej se misioni i Borrellit dështoi plotësisht. Por, në këtë moment kryediplomati i BE-së duhej të qëndronte edhe disa orë në Moskë. Ai duhej të bënte diçka, të takohej me përfaqësues nga kampi i Navalnyt, apo përmes një daljeje tjetër publike në Rusi t’i vinte gjërat në vend. Madje edhe një kthim para kohe me avion dhe një ndërprerje e udhëtimit do të kishte dërguar një sinjal.
Që para udhëtimit drejt ferrit, disa diplomatë skeptikë kishin pyetur, se çfarë do të mund të sillte një udhëtim i tillë, e nëse nuk do ishte më mirë, që të anulohej ai për shkak të dënimit të Navalnyt? Vëzhgues të shqetësuar kishin kujtuar, se Kremlini i ka kushtet më të favorshme, Borrell rrezikon të dështojë. Të gjitha këto rezultuan të vërteta. BE ndodhet tani para ndoshta dështimit më të madh në historinë e saj të re diplomatike.
Kjo nuk do të mbetet pasoja, kur BE-ja pas disa javësh të marrë në shqyrtim edhe njëherë me bazë strategjinë e saj me Rusinë. Kremlini me sa duket nuk ka shumë interes për marrëdhënie me Brukselin që bazohen mbi parimet e drejta dhe marrëdhënie si të barabartë. Kështu BE për respekt të vetvetes do të kufizohet tek ajo që nuk shtrohet për diskutim dhe që e duan të dyja palët: tregtia, furnzimet me energji, zbutja e pandemisë, kontaktet e shoqërisë civile. Kjo nuk është një gjendje zeroje, por mbetet shumë pas asaj që do ishte e mundur.
Dora që Josep Borrelli ia ofroi kaq demonstrativisht Moskës u kthye vërtet mbrapsht. Në BE deri tani disa vende nuk donin sanksione të reja kundër Moskës për rastin Navalny. Por, tani që Borrell u kthye duarbosh nga Moska, sanksionet e reja janë të pashmangshme. Pra pika më e ulët nuk është arritur ende. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri