LAJMI I FUNDIT:

Diplomacia dhe sporti

Që në ditët e para të formimit të shteteve sovrane sporti ka luajtur një rol kyç në diplomaci, shumë shpesh duke përfshirë sloganin “Së pari miqësi, pastaj gara” apo “në vend të parë miqësia, në vend të dytë garat”, që iu përshtat shumë bukur edhe takimit sport-diplomaci ndërmjet amerikanëve dhe kinezeve. Kjo gjë ndodhi gjatë Kampionatit Botëror të 31-të, i cili mbahej ne Japoni, më 1971. Në prill te vitit 1971, ekipi sportiv i bashkë-shoqëruar nga delegacioni amerikan, në te cilin kishte shumë gazetarë, shkeli në Peking për herë të parë pas vitit 1949, iu përgjigj pozitivisht ftesës se ekipit kinez të pingpongut. Takimi u mbështet nga Komiteti për marrëdhënie amerikano-kineze, dhe brenda një jave 11 veta u bënë anëtarë të Shoqatës “Partnerët e Zinj”, e cila kishte raporte të mira me Kinën, dhe ajo shihej vetëm si një organizatë ndërkombëtare që përkujdeset për të drejtat e njeriut.

Dy muaj pas vizitës së Richard Nixon, Zhuang Zedong-u vizitoi SHBA si kryesues i një delegacioni kinez të pingpongut, 12-30 prill, 1972. Gjithashtu në itinerar ishin Kanada, Meksika dhe Peru. Megjithatë, përpjekjet e Kinës për të arritur sukses diplomatik nga vendet me “ping-pong-diplomaci” nuk ishin gjithmonë të suksesshme, të tilla sikurse Asociacioni i ping-pongut të Indonezisë refuzojë ftesën e Kinës në tetor 1971, duke pohuar se pranimi do të përmirësojë reputacionin Partisë Komuniste të Kinës – Republikës Popullore të Kinës, ngase as atletët, as gazetarët sovjetikë nuk u shfaqen në Kinë, pas paraqitjes së lojtarëve dhe gazetarëve amerikanë, duke spekuluar se akti tregojë, barabartë, përbuzjen e të dy vendeve kundrejt ish-BRSS-së


Gjatë javës në vijim që nga 9 qershori 2008, pjesëmarrësit e ping-pong-diplomacisë, morën pjesë tre ditë rresht në një eveniment “sportiv”-rikujtimi, të rëndësishëm, në Bibliotekën presidenciale Richard Nixon, në Yorba Linda, në Kaliforni. Aty ishin të njëjtit pjesëmarrës, nga të dy ekipet, amerikane dhe kineze, të cilët ishin takuar më 1971, pra ishin të pranishëm dhe garuan sërish.

Pse rifreskuam këtë ngjarje, krejt për një arsye të thjesht, se Kosova edhe pas pranimit të 75-të, nuk po mund të vendosë raporte të fuqishme bilaterale me shtetet që e kanë njohur Kosovën si shtet, për të njohur edhe autoritetin e sportit kosovar, pikërisht pra, njohjen dhe bashkëpunimin me KOK-un e Kosovës. Mund të thuhet se deri më tash politika shtetërore e Kosovës, edhe pse krenohet me rininë kosovare, si me atë sloganin “new-borns” nuk po i mbështet edhe kërkesat e sportistëve kosovarë. Realiteti është se në asnjërën përbërje të parlamentit nuk është diskutuar seriozisht ndërkombëtarizimi i sportit, as e ardhmja e sportistëve kosovarë, edhe pse kjo do te ndihmonte vet ndërkombëtarizimin e shtetit të Kosovës.

A nuk ishin sportistët ata që me vetëmohim të të gjitha strukturave sportive krijuan institucionet e pavarura sportive. A nuk ishin ata që merrnin pjesë vendosmërisht në gara të ndryshme ndërkombëtare, edhe pse i ekspozoheshin kërcënimeve, shantazheve dhe rrahjeve masive nga Serbia, para luftës. Pikërisht kjo do të duhej të ishte shtytje dhe motiv që sporti kosovar së pari duhet ta ketë statusin e pranuar nga institucionet shtetërore të Kosovës dhe të rregullohet statusi i udhëheqjeve sportive të Kosovës, d.m.th., të jenë institucione ligjërisht të pranuara, me të gjitha beneficionet. Nuk mundet që politika të udhëheqë me sportin, përkundrazi sporti mund të ndihmojë në përpjekjet e diplomacisë kosovare në rrafshin ndërkombëtarë. Ja p.sh. kryetari i KOK-ut duhet të jetë i ranguar krah-përkrah për nga pozita, më së paku me rangun e ministrit, apo nënkryetarët me pozitën e zëvendësministrave, ky do të ishte një motivim më i madh në ngritjen dhe masovizimin e sportit, jo vetëm duke krijuar një konkurrencë lojale dhe të shëndoshë të shoqërisë kosovare, por edhe duke ndihmuar që rinia të largohet nga të këqijat urbane.

Sporti dhe marrja me sport është ajo që largon të riun nga rruga, i kursen mjete shëndetësisë kosovare, si preventivë, sigurisht që edhe policia dhe gjyqësia do të kishin më pak punë me huliganizmin ndër të rinjtë. Nuk është sporti pra vetëm aftësimi fizik përmes përgatitjeve fizike, sa do të ishte edukimi i gjeneratave për tu bërë qytetarë të dalluar. Deri sa vendet demokratike stimulojnë sportin krahas mësimit, te ne nuk është prezent një frymë e tillë. Atje bursat e sportisteve janë të ndërlidhura edhe me suksesin në mësim, pse mos të jetë edhe te ne kështu, stimulimi i sportistëve-studentë duhet të jetë parësor për shoqërinë kosovare. Shih marrja me sport e të rinjve në përgjithësi, që nga shkollimi fillor, i mesëm dhe ai në fakultet është amator, dmth, sportistët e dalluar duhet të stimulohen nga mjetet e buxhetit përmes bursave shkollore-sportive. Demokratizimi i shoqërisë pra kërkon qasje krejtësisht tjetër-fare nga ajo që është parë deri më tash, kërkon pra edhe funksionimin autonom të sportit, përmes ndarjes së mjeteve buxhetore, jo ad-hock, vetëm për ndonjë vizitë jashtë shtetit, por duhet të bëhen plane afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, të obligueshme.

Nuk duhet kërkuar arsyetim vetëm në politikat e dështuara mbi sportin, por edhe në mospunën e liderëve sportivë, te të cilët është dominante logjika “institucionale” e paraluftës. Pse deri më tash nuk është kërkuar nga donatorët avancimi i sportit dhe ndërtimi i dy tre stadiumeve sportive, ose pse gjatë propozim-buxhetit nuk gjendet edhe propozimi i nevojave të sportit në nivel vendi, në përgjithësi, dhe atij nëpër komuna ne veçanti. Fundja sporti është një biznes shumë profitabil apo jo?. A nuk duhet krijuar themelet e shëndosha të sportit kosovar, edhe duke angazhuar sportistë të dëshmuar kulminant jashtë vendit? Për këtë duhet zyrtarizuar institucionin e njohjeve, sikurse ambasador nderi, konsull nderi etj.