LAJMI I FUNDIT:

Dioqeza Rashkë-Prizren: Personat e armatosur janë larguar nga Manastiri i Banjskës

Dioqeza Rashkë-Prizren: Personat e armatosur janë larguar nga Manastiri i Banjskës

Personat e armatosur janë larguar nga Manastiri i Banjskës në Zveçan – komunë në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe – ka njoftuar Dioqeza Rashkë-Prizren, ndërsa ka shtuar se situata aktualisht është e qetë dhe të gjithë personat që kanë qenë brenda manastirit janë mirë.

“Në konviktin e manastirit ndodhen ende igumeni me vëllazërinë e tij, si dhe një grup besimtarësh nga Novi Sadi, mes të cilëve edhe dy të mitur. Drejtoria e Manastirit njofton se të gjithë janë mirë, se në kapelën e manastirit bëhen shërbesa të rregullta, me shpresë që kjo dramë të përfundojë sa më shpejtë”.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë futur brenda Manastirit të Banjskës në Zveçan, derisa dhjetëra persona janë kapur nga ekipet policore, porse ende nuk dihet nëse janë të gjithë anëtarë të grupit terrorist që ka sulmuar Policinë e Kosovës të dielen, duke lënë të vdekur një zyrtar policor.


Policia e Kosovës aktualisht është duke kryer procesin e identifikimit të personave brenda manastirit, ngase siç është bërë e ditur edhe nga autoritetet kosovare, disa prej personave që kanë qenë brenda janë pelegrinë ortodoksë e të tjerë dyshohet se janë persona që kanë bashkëpunuar me kryesit e sulmeve terroriste.

Disa nga pjesëtarët e grupit të armatosur terrorist që ishin ngujuar në Manastirin e Banjskës që nga orët e para të mëngjesit tashmë janë larguar, derisa tre terroristë janë vrarë nga Policia e Kosovës, kurse gjashtë të tjerë janë arrestuar – dy prej tyre të plagosur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë dënuar ashpër vrasjen e policit kosovar dhe aktet terroriste të së dielës, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kanë qenë të përfshirë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët janë neutralizuar nga forcat policore.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori