Dion është krenare që vajzat e bendit Spice Girls kanë zgjedhur mu shtetin e saj për të filluan turneun e tyre, dhe për këtë shkak, dëshiron të organizojë një aheng të paharrueshëm për nder të tyre, njofton gazeta Daily Star.

"Dion është duke e organizuar ahengun në afërsi të stadiumit General Motors Place, ku do të zhvillohet koncerti”, ka njoftuar një burim i afërt me këngëtaren, duke shpjeguar se në këtë eveniment do të marrin pjesë shumë personalitete të njohura kanadeze.