Reperi i njohur nga Mitrovica, MC Kresha, është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Erzina Shehu, kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë.


Çifti, të cilët prej vitesh janë zhvendosur në Kanada, foshnjën e kanë pagëzuar me emrin, Din.

Kjo është bërë e ditur përmes babait të Erzinës në një postim të shpërndarë në Facebook.

“Sonte Zoti na bekoi me nipin Din”, thuhet në postimin e tij.

Kreshnik Fazliu (emri i vërtetë) në anën tjetër ka edhe një vajzë dyvjeçare të quajtur, Iza.

269746855 1722218691310238 811978498808254352 n MC Kresha dhe vajza e tij, Iza (Foto: Facebook)

Krahas jetës private, MC Kresha po vazhdon të shijojë albumin e radhës “Muzikë e Alltisë”, të cilin e solli më 12 janar bashkë me Lyrical Son. /Telegrafi/