LAJMI I FUNDIT:

Dimovski: Shumica parlamentare nuk ka më përkrahjen tonë të garantuar

Dimovski: Shumica parlamentare nuk ka më përkrahjen tonë të garantuar

OBRM-PDUKM-ja opozitare ka ndryshuar qëndrimin lidhur me përkrahjen e reformave të parapara për planin qeveritar 3-6-9.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Ilija Dimovski për Alsat-M ka vërtetuar se pas ndodhive të fundit të cilat rezultuan me marrjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të OBRM-PDUKM-së gjërat kanë ndryshuar dhe prej tani nuk ka më garanca se partia e tij do të përkrahë reformat e nevojshme për integrimin e vendit në NATO dhe BE.


LSDM-ja dëshmoi se nuk ka nevojë për opozitë në Kuvend. Prej tani, gjithçka është e mundur. Qëndrimi ynë është shumë i ndryshuar për shkak të revanshizmit politik”, tha Dimovski.