Dimovski: Mos folni për patriotizëm se mbeturinat ju kanë mbuluar në Tetovë dhe Strugë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së nga foltorja e Kuvendit ju është drejtuar deputetëve të BDI-së dhe LR-PDSH-së duke ju thënë që mos flasin fjalë të mëdha kur e dinë se nuk i kanë pastruar ende deponitë e egra, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Ju bëjë thirrje deputetëve të BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët që të mos rrahin gjoks për patriotizëm dhe mos të flasim për ide të mëdha. E dini shumë mirë se në Strugë dhe në Tetovë qytetin e kanë mbuluar deponitë e egra. Rregulloni ato probleme dhe pastaj hajdeni të flasim për platforma dhe për shtete fqinje.'' tha Dimovski.
Dimovski është deputeti më aktiv në foltore gjatë vazhdimit të seancës konstituive. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































