LAJMI I FUNDIT:

Dimovski kërkon propozim të ri për ministrat: Zaev ka thyer ligjin për Antikorrupsion

Dimovski kërkon propozim të ri për ministrat: Zaev ka thyer ligjin për Antikorrupsion

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski kërkon që pika për zgjedhjen e ministrave të rinj në Qeveri të tërhiqet nga rendi i ditës, ndërsa Zaev në ndërkohë të paraqes propozim të ri, sepse sipas tij propozimi që ai të jetë edhe kryeministër edhe ministër i financave është në kundërshtim me ligjin për parandalimin e korrupsionit.

“Kritika më e madhe e BE-së është se nxjerrën ligje të cilat nuk janë të zbatueshme. Vetëm pak muaj më parë, miratuam ligjin për Antikorrupsion me 80 vota. Neni 44 parashikon papajtueshmërinë e funksioneve. Shkelja e ligjit do të jetë në nivelin më të lartë me propozimin e mandatarit”, tha Dimovski.


Propozimi i Dimovskit nuk u pranua nga shumica kuvendare./Telegrafi/