LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Slogani i Siljanovskës është “Mosndëshkim për partinë”

Dimitrov: Slogani i Siljanovskës është “Mosndëshkim për partinë”

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ka komentuar sloganin “Drejtësi për Maqedoninë” të kandidates së opozitës maqedonase për kryetare shteti, Gordana Siljanovska-Davkova.

Dimitrov thekson se sloganin “Drejtësi për Maqedoninë” e kupton “Mosndëshkim për partinë”. Sipas Dimitrovit, nuk mund të ketë drejtësi nga personat të cilët sulmuan Kuvendin dhe varrosën shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Derisa udhëtoj për takim shikoj pankartat ‘Drejtësi për Maqedoninë’. Kjo duket shumë kontradiktore. Kandidatja e një grupi, qëllimi i të cilëve që nga dita e publikimit të ‘bombës’ së parë deri sot, është të ikin nga përgjegjësia personale, madje duke e sulmuar edhe Kuvendin dhe varrosur shtetin, ka një slogan të tillë”.

“Që të kuptohet kjo, duhet të përdoret fjalori i tyre special. ‘Drejtësi’ do të thotë ‘mosndëshkim’, ndërsa ‘për Maqedoninë’, do të thotë ‘për partinë’. Ose edhe më saktë, për rrethin e ngushtë të njerëzve të partisë. Atdheu këtu fatkeqësisht është vetëm një peng dhe asgjë më shumë”, ka shkruar Dimitrov në Facebook./Telegrafi/