LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Me pranimin e propozimit francez Maqedonia ngelet në të njëjtën pikë

Dimitrov: Me pranimin e propozimit francez Maqedonia ngelet në të njëjtën pikë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka folur për propozimin francez dhe ka thënë se ky propozim ofron status quo më të madhe se ajo aktuale.

“Problemi është se ajo që na ofrohet është një status quo edhe më e madhe se kjo që kemi tani, me një ndryshim të madh. Bllokadat e Bullgarisë nuk do t’i nervozojnë vendet e treta anëtare dhe problemi nuk do të jetë tek BE-ja, por vetëm tek ne, topi do të jetë vetëm në oborrin tonë”, tha Dimitrov.


Dimitrov tha se çështja do të ngelet e padefinuar edhe më tutje, sepse përpara ka shumë procedura për plotësimin e kritereve bullgare.

“Nëse e pranojmë këtë propozim ashtu siç është, nuk do të fillojmë negociatat, as mbledhja ndërqeveritare politike gjë që është veprimi i parë që do të duhej të ndodhte menjëherë, madje që duhet të ndodhte sot! Këto punë, nuk i hapin negociatat. Takimi tjetër ndërqeveritarë duhet të ndodh me patjetër, i pëlqen ose jo Bullgarisë, sapo ta ndryshojmë Kushtetutën, atëherë do t’i fillojmë negociatat, por aty na duhet shumicë prej dy të tretash për ndryshimet Kushtetuese”, u shpreh Dimitrov.

Dimitrov njihet si politikan i cili vazhdimisht ka kritikuar diplomacinë e Maqedonisë se nuk po e dërgojnë vendin në drejtimin e duhur, duke i lënë hapësirë shtetit bullgar për favorizime.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori