LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Nuk shoh opsion që ndonjë deputet i opozitës të krijojë shumicën prej dy të tretash për propozimin francez

Dimitrov: Nuk shoh opsion që ndonjë deputet i opozitës të krijojë shumicën prej dy të tretash për propozimin francez

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thekson se Bullgaria tani dëshiron të përfshijë në Kushtetutën RMV-së edhe popullin bullgar që jeton në vend.

“3.504 qytetarë në regjistrimin e fundit. Standardi i dyfishtë këtu është i pabesueshëm. Reciprociteti do të ishte që ata të paktën të siguronin të drejtën për regjistrim të lirë. Ata thonë se duhet të përfshijmë një pjesë të bullgarëve në preambulë, ndërsa ne nuk jemi gati të themi se shumica që jeton këtu, populli maqedonas, janë maqedonas dhe të thuash gjuhën maqedonase, do të ishte e ndershme ta kërkojmë”, kërkon Dimitrov.


Ai sqaroi se Bullgaria ka aspirata që të na “bullgarizojë dhe asimilojë”.

“Aspirata të tilla janë komunikuar qartë edhe nga kreu i shtetit bullgar, i cili është i ndërthurur me procesin tonë të anëtarësimit drejt BE-së. Ne nuk jemi brenda, kjo është një tezë e rreme. Jemi në NATO dhe atje jemi të barabartë. Nëse kjo kalon tani, javën e ardhshme mund të kemi Konferencën e Parë Ndërqeveritare me BE-në dhe Komisioni do të fillojë skriningun, por faza e hapjes është në mes dy qeverive. Për të dytën do të presim dy të tretat në Kuvend dhe hapjen e Kushtetutës”, vlerëson Dimitrov për “Samo Vistina”

“Nuk shoh asnjë mundësi që një deputet i opozitës të hyjë dhe të krijojë shumicën prej dy të tretash për këtë propozim. Ky propozim, ndryshe nga Marrëveshja e Prespës, nuk e mbyll çështjen maqedonase në atë mënyrë se ne jemi maqedonas që flasim gjuhën maqedonase”, shtoi Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori