LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Marrëveshja me Greqinë do të nënshkruhet gjatë këtyre ditëve

Dimitrov: Marrëveshja me Greqinë do të nënshkruhet gjatë këtyre ditëve

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë do të ndodhë gjatë këtyre ditëve, deklaroi kreu i diplomacisë së Maqedonsië, Nikolla Dimitrov në intervistë për Deutsche Welle, pas takimit dypalësh me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

“Do të ndodhë këto ditë, teksti i marrëveshjes duhet të kalojë në Qeveri. Do të shohim se çka ndodh edhe në Athinë, edhe atje ka turbulenca politike, a do të ketë diçka të veçantë në Parlamentin grek, ose nuk do të ketë, nënshkrimi mund të realizohet këtë funjavë, mund të bëhet edhe menjëherë pas fundjavës”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarit nëse në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrin pjesë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, Dimitrov tha: “Do të jenë të pranishëm mysafirë të rëndësishëm sepse, siç thash tani në botë nuk ka mundësi për suksese tjera të mëdha diplomatike dhe është mirë qV një pune të këtillë t’i jepet peshë”


Në lidhje me takimin e djeshëm me kryetarin Gjorge Ivanov, ai tha se të gjithë në Maqedoni duhet t’i bashkojnë forcat rreth një postulati bazë, pa dallim të qëndrimeve në lidhje me marrëveshjen me Greqinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori