LAJMI I FUNDIT:

Dimitrievski: Nuk pres që deri në fund të shtatorit të ketë zgjedhje të parakohshme

Dimitrievski: Nuk pres që deri në fund të shtatorit të ketë zgjedhje të parakohshme

“Maqedonia është bërë shtet privat i subjekteve politike që qeveriset ekskluzivisht në lokacionet ku janë të vendosura subjektet politike. Jo aty ku i takon, në qeveri, në pushtetet vendore, në zyrat e të zgjedhurve nga qytetarët. Ne do të formojmë një parti politike me njerëz që deri më tani nuk kanë as bisht, as hipotekë apo asnjë detyrim ndaj askujt për t’i shërbyer qytetarëve”.

Këtë e tha sot kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke folur për situatën politike në vend. Ai tha se nuk pret që deri në fund të vitit të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha se do të jenë gati sa herë që të ndodhin.


“Mund të organizohemi nesër. Ka ndodhur në Kumanovë, kemi thirrur qytetarët që na kanë dhënë mbështetje, kemi shkuar në zgjedhje dhe kemi marrë mbështetjen e qytetarëve. Pse qytetarët e dinë më së miri. Dje patëm një takim me nëntë organizata joqeveritare që arritëm t’i formojmë në të gjithë territorin e vendit dhe sigurisht që ato organizata do të jenë pjesë e iniciativës për formimin e partisë, e cila duhet të ndodhë në fund të shtatorit”.

“Përbërja është e përzier, ka njerëz që kanë qenë dikur në LSDM dhe në OBRM-PDUKM, por shumica e njerëzve janë ata që do të hyjnë për herë të parë në politikë sepse mendojnë se situata është kryesisht shumë e vështirë në vendin ku jetojmë, një vend shumë i komplikuar që është i varur nga politikanët dhe thjesht duhet ta lirojmë për t’ua kthyer qytetarëve”, tha Dimitrievski.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori