Dilema më e madhe në karrierën e Messit
Debakli i Barcelonës nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve, i konfirmoi fjalët e Lionel Messit në muajin shkurt.
“Nëse jemi seriozë për ta fituar Ligën e Kampionëve, duhet të përmirësohemi. Kështu siç janë gjërat, nuk do të ndodhë”, kishte thënë argjentinasi asokohe për Mundo Deportivo.
Turpërimi prej 8-2 është një prej humbjeve më të rënda në histori të katalunasve në garat evropiane, gjë që i konfirmoi shqetësimet e yllit kryesor të Blaugranëve.

Dhe për më keq, ka ardhur pikërisht në kohën kur bisedimet për rinovimin e kontratës së Messit kishin ngecur.
Kontrata e argjentinasit është valide deri në qershor të vitit të ardhshëm, që do të thotë se ai ka të drejtë të nisë bisedimet me klubet tjera që në janar, ndërsa në verën tjetër mund të largohet me parametrat zero.

Në pozitë të vështirë është vënë edhe presidenti Josep Maria Bartomeu, i cili ka më pak se një viti në krye të klubit, prandaj duhet ta bindë sulmuesin që ta rinovojë kontratën, për të shpresuar që t’i fitojë zgjedhjet e radhës.
Messi përballet me një dilemë të madhe – shkruan AS. Në njërën anë, ai është i lumtur në Barcelonë, qytetin ku u rrit dhe shijoi sukseset më të mëdha në karrierë dhe në anën tjetër mundësia e largimit nga Camp Nou, e bëjnë të pakëndshme situatën e tij.
Transferimet e paqëlluara

Ai e ka përjetuar shndërrimin ekipit që dikur e dominonte futbollin botëror në një skuadër që gradualisht ka rënë në nivel. Mbi të gjitha, Leo dëshiron të vazhdojë të fitojë. Si shumëkush tjetër, edhe 33-vjeçari ka qenë dëshmitar i mosinvestimit të duhur të parave që Barcelona i përfitoi nga shitja e Neymarit te Paris Saint-Germaini.
Philippe Coutinho, Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann u transferuan pas largimit të brazilianit, por asnjëri prej tyre nuk rezultoi i suksesshëm. Në muajin shkurt, madje Messi e kishte kërkuar kthimin e Neymarit, edhe sulmuesi e ka shprehur disa herë dëshirën për të luajtur sërish në Camp Nou, por deri më tani nuk ka ndodhur.
Messi do të presë për vendimet e tij

Humbja nga Bayerni e ka lënduar Messin dhe ai ka nevojë për kohë që ta tejkalojë këtë. Kur Blaugranët u eliminuan nga Liverpooli në sezonin e kaluar, argjentinasi priti një kohë para se t’i thoshte mendimet e tij.
Edhe kësaj radhe, kapiteni do të presë derisa drejtorët të marrin ndonjë vendim për të ardhmen e skuadrës – sidomos lidhur me trajnerin (Quique Setien), pozitë në të cilën ‘numri 10’ e preferon ish-bashkëlojtarin Xavi Hernandez, por kjo është çështje e komplikuar.
Një tjetër temë është drejtori sportiv, pozitë që aktualisht mbahet nga Eric Abidal. Messi nuk ka pasur raporte të mira me të, por edhe një pjesë e madhe e skuadrës nuk e dëshiron francezin në atë post.
Kjo është situata – ndërsa Messi do të presë sqarimin e dilemës së tij, para se eventualisht të fillojë të negociojë me ndonjë klub tjetër, apo ta zgjatë qëndrimin në Camp Nou. /Telegrafi/
Në rast se largohet Messi nga Barcelona, cili duhet të jetë klubi i ardhshëm i argjentinasit? Na tregoni te hapësira me komente më poshtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze