LAJMI I FUNDIT:

Dikush po kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt (Video)

Dikush po kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt (Video)

Analisti Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se kjo qeveri vështirë që do ta çojë mandatin deri në fund dhe është mirë të mos e çojë.

“Zgjedhjet kanë edhe një karakter emancipues në shoqëri sepse pas çdo palë zgjedhjeve ne e mësojmë një përvojë si shoqëri dhe shkojmë një hap para. Është mirë që zgjedhjet e parakohshme të bëhen sa më shpejt dhe ta shohim ku jemi”, ka thënë Spahiu në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.


Ai thotë se për shkak të harxhimeve është mirë të gjendet një mes dhe të mbahen përnjëherësh zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

Spahiu flet edhe për lagjen serbe që po ndërtohet në veri, dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e demarkacionit për të cilën thotë së është mirë që më në fund edhe PDK e ka kuptuar se marrëveshja është e dëmshme për vendin./Tribuna/