LAJMI I FUNDIT:

Dikush e hëngri bananen e ngjitur në mur, si pjesë e veprës artistike që kushton 120,000 dollarë

Dikush e hëngri bananen e ngjitur në mur, si pjesë e veprës artistike që kushton 120,000 dollarë

Kur një artist e ngjiti një banane në mur me një shirit, për ta vendosur në një ekspozitë dhe e vlerësoi  me 120,000 dollarë, të gjithë kemi mundur të mendojmë, se si mund të përfundojë ngjarja.

Vepra e artit e punuar nga Maurizio Cattelan, është dëmtuar rëndë, kur në mënyrë shumë jo ceremoniale, dikush e ka hequr nga muri i muzeut Art Basel Miami Beach dhe e hëngri, derisa të pranishmit shikonin të habitur dhe e regjistronin, transmeton Telegrafi.


“Shumë më pëlqen ky instalim, është i shijshëm”, ka shkruar David Datuna në Instagram, krahas pamjeve kur shihet një njeri me lëvoren e bananes në dorë. Derisa ai qeshte, të pranishmit e filmonin incidentin, derisa një grua e pyeti se si quhet.

Bananja e ngjitur në mur, shitet për 120,000 dollarë
Lexo po ashtu Bananja e ngjitur në mur, shitet për 120,000 dollarë

Mbetet e paqartë nëse banania që është hëngër, ia ka humbur vlerën e veprës së artit, apo nëse Cattelan planifikon të blejë më shumë banane dhe të fillojë përsëri. Për këtë, BBC e ka kontaktuar galerinë për komente.

Titulluar “Comedian”, kjo vepër arti përfshin një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami dhe një ngjitës të vendosur mbi të.

Emmanuel Perrotin, themeluesi i galerisë, tha për CNN se “bananet janë simbol i tregtisë botërore dhe një mjet komik, kanë kuptime të dyfishta”.

Cattalan njihet për skulpturat që sfidojnë publikun. /Telegrafi/