Modelja franceze, Thylane Blondeau, e njohur që në fëmijëri si “vajza më e bukur në botë”, ka reaguar ndaj akuzave për ndërhyrje estetike, duke theksuar se bukuria e saj është plotësisht natyrale.

Në rrjetet sociale, 24-vjeçarja u shpreh se është lodhur nga komentet për pamjen dhe ftoi ndjekësit të shohin fotot e fëmijërisë për të parë se nuk ka ndryshuar.


Thylane, vajza e ish-futbollistit Patrick Blondeau dhe prezantueses Veronique Loubry, nisi karrierën në moshën katërvjeçare.

Foto: Instagram

Më pas ajo sfiloi për marka të njohura si Dolce&Gabbana, Versace dhe Hugo Boss, si dhe u bë ambasadore e L’Oreal Paris.

Në vitin 2020, modelja iu nënshtrua një operacioni urgjent për një kist në vezore, për të cilin më vonë tregoi publikisht, duke falënderuar fansat për mbështetjen.

Foto: Instagram

Sot, Thylane vazhdon të jetë një nga figurat më të kërkuara në industrinë e modës.

Ajo u shfaq së fundmi në Javën e Modës në Paris, ndërsa përshkruan stilin e saj si të thjeshtë dhe të rehatshëm, duke këshilluar të rinjtë që të investojnë në veshje bazike si xhinset dhe bluzat pa mëngë. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Foto: Instagram