LAJMI I FUNDIT:

Diku janë të zakonshme e diku jo: 10 gjërat që ndalohen në disa vende të botës (Foto)

Diku janë të zakonshme e diku jo: 10 gjërat që ndalohen në disa vende të botës (Foto)

Në disa shtete ndalohen me ligj objekte absolutisht normale. Nga vezët kinder, e deri tek veshja e xhinseve, janë objektet që nuk lejohen të përdoren në vende të ndryshme të botës.

1-Veza kinder surprizë

Kinder_Surprise_halved-770x485


Të duket e mundur që një gjë kaq e padëmshme si veza kinder, që këtu tek ne është një objekt shumë i dashur për fëmijët, mund të jetë e ndaluar në ndonjë vend të botës? Në fakt, mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Dhe nuk janë të ndaluara në vende të largëta si Guineja e Re, por në SHBA. Qeveria në fakt beson se kinder surpriza janë të rrezikshme për fëmijët nëse i gëlltisin. Në fakt shumë fëmijë kanë vdekur nga gëlltitja e tyre.

Pemët e jashtëzakonshme që u mbijetuan të gjitha llojeve të fatkeqësive (Foto)
Lexo po ashtu Pemët e jashtëzakonshme që u mbijetuan të gjitha llojeve të fatkeqësive (Foto)

2-Vrapimi në Burundi

Central_Park_jogging-770x514

Në këtë vend është e ndaluar që të zhvillohet ky lloj aktiviteti, i cili është shumë i dobishëm për organizmin e njeriut, përcjell GSH. Pavarësisht kësaj, njerëzit nuk mund të vrapojnë nëpër rrugët e Burundit. Nga këndvështrimi i qeverisë, motivi është shumë serioz. Në periudhën kur vendi ishte në një konflikt të brendshëm, u mendua se njerëzit vraponin me shpejtësi, pa dëgjuar fjalët që thuheshin nga drejtuesit e shtetit. Kështu që nga 2014, vrapimi u ndalua me ligj të veçantë.

3- Jasemini në Kinë

1280px-Starr_031108-0154_Jasminum_multiflorum-770x578-1

Kina është në nga vendet që ka të ndaluar pjesën më të madhe të gjërave. Por përse ndalohet në internet fjala jasemin apo shitja e kësaj luleje në treg? Sepse në Tunizi në vitet 2010-2011 ndodhën trazirat të ashtuquajtura “Pranvera Arabe”, ose Revolucioni i Jaseminëve. Meqë qeveria kineze, duke menduar se ardhja e lajmeve dhe përhapja e ideologjisë në vendin e tyre mund të sillte trazira, vendosi që ta zhduke këtë emër luleje nga fjalori kinez. Normalisht kjo u bë për shkak të domethënës që përçon emri i lules.

Kjo gjë që shikoni në foto kushton 100 milionë dollarë (Foto)
Lexo po ashtu Kjo gjë që shikoni në foto kushton 100 milionë dollarë (Foto)

Rimishërimi në Kinë

buddha-face

Të qëndrojmë sërish në Kinë, për atë që ndoshta është objekti më absurd i ndaluar në një vend. Ndalimi i rimishërimit, natyrisht pa lejen e qeverisë. Në Kinë, të paktën në disa vende, është i fortë religjioni Budist, që mes gjërave të tjera beson tek rimishërimi. Për të evituar njohjen e “Budës së vogël”, që beson sërish tek rimishërimi, duhet që më parë të merret leje nga qeveria.

Përtypja e çamçakëzit në Singapor

chewing-gum-115163_960_720-770x578

Është e vështirë të besohet se si një vend mund të ndalojë çamçakëzët, por në këtë rast ka një arsye serioze. Gjatë një proteste që u zhvillua në vitin 1992, qytetarët sabotuan transportet publike, si trenat apo autobusët dhe gjithandej hodhën në rrugë çamçakëzët. Një gjë që e bën pak ‘pështirë në vetvete” situatën, por të imagjinojmë se çfarë i është dashur qeverisë për t’i hequr ata të gjithë nga rruga. Si ndëshkim, qeveria ndaloi konsumin dhe importin e tyre, një ndalim që është ende në fuqi, përveç rasteve kur ata janë blerë me recetë.

6-Publiciteti i produkteve alkoolike në Indi

alcoholics_live_here_by_secretdreamer89-770x578

Kur mendojmë se në të kaluarën, vende si Shtetet e Bashkuara, ndaluan konsumin e alkoolit, nuk është e vështirë që të imagjinojmë se në disa vende nuk lejohet publiciteti i tyre. Një gjë e tillë është në fuqi edhe sot në Indi, ku agjencitë që i prodhojnë ato nuk mund tu bëjnë publicitet, për të shmangur përhapjen e tyre. Shumë agjenci kanë nisur të prodhojnë pije të tjera, jo alkoolike për të bërë të njohur markën e tyre.

7-Kërcimi në Japoni

dance-club-254494_960_720-770x546

Një vend teknikisht i zhvilluar si Japonia, ka disa përdorime që nuk shihen më sy të mirë, si për shembull të bësh tatuazh apo të vallëzosh. Japonezët nuk janë një popull balerinësh, këtë mund ta imagjinojmë, por nuk e bëjnë këtë sepse është e ndaluar me ligj që prej vitit 1948. Nëse një lokal jep mundësinë për të kërcyer, duhet të kërkojë më herët një leje të veçantë, por pavarësisht kësaj është ndaluar që të kërcehet pas mesnate.

Të luash në kazino në Principatën e Monakos

Monaco-CasinoMonteCarlo

Një nga aktivitetet më të zakonshme, që ndodh vetëm në 2 kilometra katrorë, siç është Principata e Monakos është loja në kazino. Por ky zakon nuk është i lejuar për banorët e zonës. Kazino mund të luajnë vetëm të huajt. Kjo ndodh për shkak të një ligji që daton në vitet 1800. Mbreti kishte frikë se qytetarët e tij do të linin të gjithë pasurinë e tyre në kazino. Kështu që ai tha se këtë gjë duhet t’ua lëmë të huajve që ta bëjnë.

9-Xhinset blu në Korenë e Veriut

Jeans_for_men

Mes shumë gjërave që ndalohen në Korenë e Veriut, siç është televizori, drejtimi i mjetit, aplikimi i besimit fetar, kjo është ndoshta më absurdja. Në Korenë e Veriut është e ndaluar veshja e xhinseve blu, pasi qeveria i sheh si një simbol kapitalist amerikan. Kjo bie ndesh me regjimin e atij vendi. Por banorët as që e dinë ekzistencën e Amerikës, si mund të kuptojnë që xhinset janë një simbol. Përveç të tjerash, xhinset e zeza janë të ligjshme.

10-Të shprehësh mendimin tënd në Korenë e Veriut

Flag_of_North_Korea.svg_-770x385

Duke u kthyer sërish tek Koreja e Veriut, që është një nga diktaturat më të ashpra të ditëve të sotme, duket qartë se shumë gjera janë anormale. Qytetarët e këtij vendi e kanë të ndaluar që të shprehin mendimin e tyre. Për më tepër, rëndësi ka vetëm opinioni i qeverisë. Në fakt, të gjithë qytetarët thirren që të votojnë në zgjedhjet e detyrueshme (nevojë për të parë nëse dikush ka ikur), sepse në fletën e votimit ka vetëm një emër, ai i diktatorit.