Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Zamir Dika, e ka cilësuar vitin 2017 si të suksesshëm në aspektin e rritjes së cilësisë dhe numrit të studentëve të diplomuar. Dika ka theksuar se është arritur numri prej 12 mijë të diplomuar dhe mbi 3500 studentë që aktualisht ndjekin studimet në UEJL.
Ndërsa sa iu përket programeve, Dika tha se këtë vit janë ofruar 14 programe të ciklit të parë, 24 programe të ciklit të dytë dhe dy programe te specializimit, të cilat nga viti në vit shtohen dhe bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në vazhdën e iniciativës për personalizimin e dijeve, si koncepti 3.0, në këtë vit arritëm të gjithë përmbajtjet e lëndëve në të gjithë ciklet ti publikojmë në platformën elektronike të mësimit – Google Classroom dhe u evidentuan 3048 resurse elektronike të publikuara nga stafi i universitetit tonë në shërbim të studentëve. Një platformë jashtëzakonisht e rëndësishme për interaktivitetin me studentët tanë edhe jashtë klasës. Personalizimin e dijeve e kurorëzuam me fillimin e sistemit të tutorimit për çdo student në universitet. Profesorët tanë janë vendosur në dispozicion që të përkrahin studentët gjatë progresit akademik dhe ti këshillojnë studentët në lidhje me karierën e tyre”, deklaroi Zamir Dika.
Sipas tij, qëllimi i udhëheqësisë së UEJL-së për vitin e ardhshëm është që ky institucion i arsimit të lartë edhe më tutje të jetë lider i trendeve të avancuara në arsimin e larët dhe kreatori i diturive dhe kompetencave të cilat janë krahasuese me universitetet perëndimore evropiane./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'