LAJMI I FUNDIT:

Dijetari islam, i dyshuar për ngacmim seksual, mbajti ligjëratë edhe në Kosovë (Video)

Dijetari islam, i dyshuar për ngacmim seksual, mbajti ligjëratë edhe në Kosovë (Video)

Dijetari islam, Tariq Ramadan, i cili para dy vitesh kishte mbajtur një ligjeratë në Prishtinë, akuzohet për ngacmim seksual ndaj katër grave. Një prej rasteve është raportuar në Uashington të Shteteve të Bashkuara, ndërsa tri të tjera në Francë.

Jo më larg se muajin e kaluar, një kallëzim penal, i cili i referohet një incidenti që daton nga viti 2013, është paraqitur në Policinë e Uashingtonit. Ankuesi, një amerikan musliman, 30-vjeçar, momentalisht në Kuvajt dhe ka kërkuar të mbetet anonim, raporton gazeta franceze Liberation.


Ramadan, i cili është profesor në Universitetin e Oksfordit, gjyshi i të cilit themeloi lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, u ndalua nga policia amerikane më 2 shkurt, nën akuzat se përdhunoi dy gra në Francë.

Ndonëse kallëzimi penal ndaj tij është deponuar muajin e kaluar, ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj Ramadan.

Sipas gazetës Libération, gruaja e cila kishte punuar në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve, fillimisht filloi njohjen me Tariq Ramadanin nëpërmjet Facebook në mars të 2012-s.

Sipas kallëzimit penal, ata u takuan në një konferencë në Uashington në gusht të atij viti, ku gruaja ishte ftuar të shkonte në një drekë me filozofin islamik. Megjithatë, ajo përfundimisht kishte pranuar ta takonte atë në një dhomë hoteli rreth orës 2 të mëngjesit më 31 gusht të 2013-s.

Në këtë hotel, ajo pretendon se është ngacmuar seksualisht nga Tariq Ramadan. Ajo pretendon se Ramadan ia kishte vendosur organet gjenitale në gjoksin e saj. Ka thënë se gjithçka kishte ndodhur pa vullnetin e saj, shkruan Insajderi.

Jonas Haddad, avokati i Tariq Ramadan, konfirmoi për gazetën Libération se ka qenë në kontakt me paditësin nga SHBA.

“Isha në kontakt me të rreth dy muaj më parë nëpërmjet disa burimeve amerikane”, tha Haddad.

Por, ai është paditur edhe nga tri gra në Francë për ngacmime seksuale.

Dy akuza ndaj tij ishin parashtruar në Policinë e Francës në tetorin e vitit të kaluar. Për këto raste, Ramadan momentalisht ndodhet në paraburgim në burgun e Fleury-Merogis të Francës.

Por, javën e kaluar në Francë, edhe një grua, e cila ka dashur të mbetet anonime dhe ka përdorur pseudenimin “Marie”, paditi Ramdanin për ngacmim seksual.

Tariq Ramadan kishte mbajtur ligjeratë në Kosovë, në prill të vitit 2016, nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA), e cila është një organizatë joqeveritare islamike që vepron në Kosovë.

Tema e ligjeratës ishte: “Çka i ofron Islami Evropës në shek XX!”.

Tariq Ramadan ka lindur në Gjenevë të Zvicër, nga një familje me prejardhje egjiptiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori