ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia njofton se një person nga Reçaku i Shtimes ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë xhamia e fshatit.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.


Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar.