LAJMI I FUNDIT:

I digjet stalla e bagëtive

I digjet stalla e bagëtive

Një banor i fshatit Orroberdë të Istogut ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura i është djegur stalla e bagëtive.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.


Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë në vlerë afër 5200 euro nuk raportohet për të lënduar.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.