Një veturë është kapluar nga zjarri në magjistralen Prishtinë - Vushtërri, saktësisht në fshatin Dobërllugë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Telegrafin se nuk ka të lënduar.


"Një veturë në lëvizje në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, e ka kapluar zjarri. Zjarrëfikësit kanë intervenuar dhe kanë fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Shkak i zjarrit sipas drejtuesit të automjetit janë insatlimi i rrymës", ka thënë ai./Telegrafi/

76767526 446433889407296 105681956695441408 n

78475563 427084707960119 8689974709720186880 n