LAJMI I FUNDIT:

Digjet një kamion në Gllarevë të Klinës (Foto)

Digjet një kamion në Gllarevë të Klinës (Foto)

Një kamion me targa të Maqedonisë është djegur në fshatin Gllarevë, në Klinë.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ngjarja ka ndodhur natën e 14 tetorit në orën 21:20, ku si pasojë e flakëve të kamionit është dëmtuar dhe një mishtore, e cila gjendej afër kamionit.

Ai tha se i dyshuari është një person me nënshtetësi maqedonase me inicialet D.R dhe sipas tij, ky rast është në kompetencën e Prokurorisë.

Ibraj tha po ashtu se rasti është i dyshimtë dhe konsiderohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Ky rast është nën kompetencën e prokurorisë. I dyshuari në këtë rast është një person me shtetësi të Maqedonisë, më inicialet D.R i lindur më 1992. Kemi pranuar një informacion që është duke djegur një kamion, ka dal dhe njësia e zjarrfikësve dhe forenzika  në lokacion dhe i kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme.  Sipas të dyshuarit zjarri ka ardhur si pasojë e  një defekti. Nga zjarri i përhapur është dëmtuar dhe një mishtore aty afër. Personi i dyshimtë është intervistuar dhe prokuroria e shqyrton këtë rast”, ka thënë Ibraj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori