LAJMI I FUNDIT:

Digjet një banesë në Rahovec, lëndohen dy femra

Digjet një banesë në Rahovec, lëndohen dy femra
Foto: Ilustrim

Një banesë është përfshirë nga zjarri në Rahovec.

Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast të njëjtit e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin në tërësi.


Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe janë lënduar dy viktima femra kosovare të cilave iu është ofruar trajtim mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime. /Telegrafi/