Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyjet e fshatit Marec të Prishtinës.

Në videon e siguruar nga Telegrafi shihet se si flakët e zjarrit zgjerohen në malet e këtij fshati.


Zjarrfikësit kanë dalë për të intervenuar, por tereni i vështirë malor po ua pamundëson intervenimin efikas në fikjen dhe lokalizimin e zjarrit, raporton Telegrafi.

Dukuria e djegies së pyjeve në këtë periudhë është shqetësuese, sepse nuk jemi në stinën e verës, kur zjarret shkaktohen nga tempertaurat e larta. /Telegrafi/