Digjen mbeturinat në afërsi të objektit të Stacionit të Trenit në Pejë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët

Sot në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të objektit të Stacionit të Trenit në Pejë janë djegur mbeturina, ndërsa si rrjedhojë zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar flakët.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Telegrafin se flakët janë shkaktuar nga djegia e mbeturinave.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 01:30...”, tha Gashi, ndërsa shtoi se nuk ka pasur elemente për të hapur rast. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































