Digjen dy automjete transportuese në Çajlë të Gostivarit

Policia e rajonit të Tetovës njofton se gjatë ditës së djeshme janë djegur dy automjete transportuese në fshatin Çajlë të Gostivarit.
Policia njofton se është djegur një automjet “MAN”, ndërsa nga flakët e të njëjtit, është djegur pjesërisht edhe një automjet “Mercedes Atego”.
“Më 25.04.2026, në ora 06:40, në Stacionin Policor Gostivar është raportuar një zjarr në një mjet motorik transportues “MAN” me targa të Gostivarit, pronë e Sh.Sh. (49) nga fshati Çajllë. Automjeti ishte i parkuar në një pllac në vendin e quajtur “Çajlla e Vjetër”. Nga zjarri është përfshirë pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar “Mercedes Atego”. Zjarri është shuar nga Njësiti Teritorial Kundër Zjarrit Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar”, thonë nga SPB-Tetovë.



















































