LAJMI I FUNDIT:

Digat që u shkatërruan dhe morën mijëra jetë njerëzish në Libi, janë ndërtuar nga ish-sistemi jugosllav

Digat që u shkatërruan dhe morën mijëra jetë njerëzish në Libi, janë ndërtuar nga ish-sistemi jugosllav

Dy digat në qytetin Darna në lindje të Libisë, që shemben shkaktuan përmbytjen e vendit me mijëra viktima, e ato ishin ndërtuar nga kompanitë e ish-Jugosllavisë.

Digat e ndërtuara në të 70-at me gjasë nuk ishin mirëmbajtur fare. Gjithashtu, vendndodhja vetëm një kilometër mbi qytet nuk ishte adekuate për një vepër të tillë arkitekturore, transmeton Telegrafi.


Qyteti Darna në të kaluarën shpesh është ballafaquar me përmbytje dhe për këtë qeveria vendosi të ndërtojë digat për t’u mbrojtur.

Përmbytjet e mëdha dëmtuan qytetin në vitet 1941, 1959 dhe 1968 e ato në të 50-at janë më shkatërrueset.

Përmbytjet në Libi, numri i të vdekurve mund të shkojë në 20 mijë
Lexo po ashtu Përmbytjet në Libi, numri i të vdekurve mund të shkojë në 20 mijë

Në të 60-at filloi studimi që propozonte ndërtimin e digave, zbatimi i të cilave filloi shumë shpejt. Përmbytjet e vitit 1986 u tejkaluan nga digat e reja dhe uji nuk arriti në qytet.

Diga e sipërme kishte kapacitet prej 1.5 milionë kub libër ujë, derisa tjera deri në 22 milionë. Dikur kompania e ish-Jugosllavisë, sot e Serbisë, Hidroteknika-Hidroenergjetika në ueb-faqen e saj thekson se nga viti 1973 deri më 1977 ka ndërtuar dy digat dhe një sërë objektesh siç janë tunelet dhe stacionet e rezervuarve në rajonin e Darnas.

Nënkryetari i komunës së Darnas pranoi se digat nuk ishin mirëmbajtur që nga viti 2002. Zemërimi i publikut u nxit nga pretendimet në rrjetet sociale se fondet e destinuara për mirëmbajtjen e digës janë devijuar për qëllime të tjera.

Eksperti i digave Muhammad Ahmad kritikoi në mediat libiane “kaosin e sigurisë dhe ngadalësinë e autoriteteve libiane” në lidhje me masat e sigurisë.

Sipas ekspertëve, skenari më i mundshëm i shpërthimit të digës është shembja graduale fillimisht e digës së sipërme dhe më pas të poshtme.

Reshjet ekstreme të shiut dhe mënyra se si u ndërtua diga kontribuan në fatkeqësi. Digat libiane janë bërë nga materiale të disponueshme në rajon – balta dhe gurë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori