Dielli i dytë në qiell!?
(A do ta kemi së shpejti diellin e dytë në qiell!?)
Si një pasionues i flaktë i profetizimeve të Nostradamusit, në vitin 2002, kisha shkruar një libër, titulluar: “Parathëniet e Nostradamusit”. Në të, veç parashikimeve të shumta si të ndodhura tanimë për njerëzimin, më kishte lënë përshtypje edhe një tjetër, që për nga koha e ndodhjes i takonte të së ardhmes. Apo edhe ishte gati e pabesueshme se mund të ndodh fare në realitet. Në një strofë (kuatran, sikur ai e quante vargun me katër vargje), Nostradamusi shkruante kështu:
Ky yll flokatë do të shndris gjatë javës,
Dy shkëlqime diellore do të zbulohen,
Natën si roje një qen do të leh,
Prifti i parë kur ta braktis regjionin.
Tek Nostradamusi, paraqitja e yllit flokatë është një shenjë apo paralajmërim për shumë ngjarje tjera që do të ndodhin në vitet pas shekullit XX. Vargu mbi zbulimin e dy shkëlqimeve diellore, në shumë interpretime të gjertanishme për Nostradamusin, nga komentuesit e tij, shpjegohej shkarazi si ndonjë çrregullim i mundshëm në Univers, por nga asnjëri prej tyre, nuk kishte në detale ndonjë përshkrim më konkretizues. Ka edhe komentues të tillë që këtë varg nuk e shpjegonin si çrregullim në Univers, por, si mundësi e eksplodimit të bombës atomike, në një luftë katastrofike, që do të ndodhte në të ardhmen për njerëzimin.
Për vargun e tretë, “Natën si roje një qen do të leh”, nuk ka ndonjë shpjegim konkret. Kjo, vetvetiu na le të kuptohet se, në kë këtë strofë, ky varg nga autori, është futur më tepër si formë e të shprehurit stilistik, se sa që ka ndonjë porosi konkrete të ndërlidhur me tërësinë kuptimore të strofës. Ndërsa, vargu i katërt i kësaj strofe, ku gjatë ndodhjes së këtij fenomeni me “dy shkëlqime diellore”, thotë se “prifti i parë do ta braktis regjionin”, me “priftin e parë”, s’ka dyshim se kemi të bëjmë me PAPËN, i cili, në atë kohë, do të kthehet nga një udhëtim i rëndësishëm nëpër botë.
Sikurse shumë parathënie të tjera të Nostradamusit, që për nga konkretësia e përshkrimit të tyre të ndodhjes, janë të prezantuara si të qarta, por nga momenti aktual kohor, të pakapshme si mundësi për realitetin tonë, kjo strofë (kuatran) mbi paraqitjen e diellit të dytë që do të shndris dikur në qiellin tonë, edhe për logjikën time modeste të rezonimit, atëbotë, ishte tërësisht e pakapshme dhe e pabesueshme. Por, jo gjithmonë…
Gjurmëve të një lajmi më të ri
Qëllimi i aktualizimit të sërishëm të domethënies interpretuese të këtij kuatrani (strofe) parashikuese të Nostredamusit, më shtyri një lajmë që lexova këto ditë në medie të huaja. Atë, si sensacion, e kishte transmetuar edhe një gazetë e jona ditore. Konkretisht, për mundësinë e ndodhjes së këtij fenomeni, para disa dite, kishte shkruar gazeta prestigjioze britanike “Daily mail”.
“Toka së shpejti do të mund ta fitojë diellin e dytë, të paktën për një apo dy javë. Një prej yjeve më të shndritshme të qiellit tonë do të shpërthejë, ndërsa eksplodimi do të mund të mund të ndodhë qysh gjatë këtij viti”, shkruan gazeta britanike në fjalë
Brad Carter, fizikan i Universitetit Qweenslandi Jugor, thotë se eksplodimi që do të pasojë dhjetëra milionë herë më i shndritshëm se sa Dielli, që do të thotë se në Tokë do të kemi dritë diellore 24 orë. Gjatë dy javëve do të duket sikur t’i kemi dy diej. Pas kësaj, muajve të ardhshëm pas shpërthimit, drita nga ylli gjigant do të zbehet dhe në fund do të bëhet i pa vërejtur.
Shpërthimi do të ndodhë, dhe vetëm çështje kohe është se kur do të ndodhë. Kjo do të mund të ndodhë para fundit të vitit 2012, por edhe në periudhën prej disa miliona viteve të ardhshme, pohon Carter.
Astrofizikanët pohojnë se ylli i madh Betelguese, që gjendet në galaktikën Orion, është ylli i nëntë më i shndritshëm në qiellin tonë dhe gjendet larg Tokës 640 vjet drite. Ky yll ka filluar të humbas masën, gjë që është shenjë e kolapsit të gravitacionit, transmeton këtë lajm edhe gazeta “Time”.
“Pas shpërthimit, e para gjë që do të shohim është shiu i grimcave të imëta të quajtura nuetrinos”, sqaron Carter. “Ato do të bien edhe në Tokë dhe do të hyjnë edhe nëpër trupat tonë, mirëpo, prapë po theksoj, pa kurrfarë pasojash të dëmshme për shëndetin tonë”, përfundoi ai.
Është e vërtetë se, edhe jashtë këtij lajmi më të ri, kudo në rruzullin tokësor, shumë njerëz, momentalisht janë të preokupuar me një ankth kolektiv për vitin 2012. Për një parashikim nga kalendari i civilizimit të lashtë MAJA, të ndodhjes së mundshme të një apokalipse apo katastrofe me përmasa të mëdha. Mirëpo, në lidhje me këtë fenomen të “diellit të dytë”, ekspertët pohojnë se shpërthimi i këtij ylli do të ndodhë shumë larg Tokës, prandaj është e pamundshme që ajo drejtpërdrejtë të na shkaktoj ndonjë dëm. Më së paku të përmasave apokaliptike, sikur, në të vërtet, druajmë të gjithë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPyetet për një ribashkim me Sara Hoxhën, Ledri Vula habit me përgjigjen
Kush është lideri 28-vjeçar i ekstremit të djathtë që mund të bëhet kryeministër i Francës?
Po performonte live në skenë - këngëtarja shqiptare ngacmohet nga djali i miliarderit grek
Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe
Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP