LAJMI I FUNDIT:

Diego Simeone me fjalë të mëdha për yllin e Barcelonës para përballjes ndaj tyre

Diego Simeone me fjalë të mëdha për yllin e Barcelonës para përballjes ndaj tyre

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka emëruar yllin e Barcelonës për të cilin është duke u shqetësuar më së shumti para përballjes mes tyre këtë vikend. 

Dy rivalët do të ballafaqohen në Kataloni në një derbi të zjarrtë, pasi që të dy këto ekipe i ndan vetëm një pikë në tabelë. 

Barcelona gjithashtu po vuan për ta gjetur formën, pasi kanë vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në ligë, teksa mysafirët kanë 11 fitore radhazi në të gjitha garat. 


Cila prej këtyre dy skuadrave që arrin të marrë pikët e plota do të hyjë në vitin 2025 si lidere, andaj për këtë sfidë pritshmëritë janë të mëdha. 

Barcelona mëson çmimin e Luis Diaz
Lexo po ashtu Barcelona mëson çmimin e Luis Diaz

Simeone i cili po kërkon fitoren e tij të parë në La Liga ndaj Barcelonës, ka përmendur Raphinhan si lojtarin kryesor të blaugranasve në këtë takim, me Lamine Yamal të lënduar. 

“Ne po ballafaqohemi me një skuadër që po luan shumë mirë, më pëlqejnë të rinjtë që kanë në mesfushë e të cilët luajnë një futboll shumë të mirë”. 

“Raphinha është njëri prej lojtarëve më të mirë në La Liga, për guximin dhe mënyrën e tij të lojës”, ka thënë tekniku argjentinas. 

Në fakt reprezentuesi brazilian po kalon në një formë fantastike këtë sezon, pasi ka shënuar 11 gola në të gjitha garat deri më tani, por nuk ka gjetur asnjëherë rrjetën ndaj Atletico Madridit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Premier League
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Kalo në kategori