Manchester Unitedi mund ta gjejë veten sërish kundër Diego Costas të dielën, pasi Rayo Vallecano thuhet se i ka bërë ofertë sulmuesit.

Ish-futbollisti i Chelseat është aktualisht lojtar i lirë, pasi e kishte ndërprerë kontratën me Atletico Mineiro në fillim të vitit.


33-vjeçari u tregua lojtar i rëndësishëm te klubi brazilian duke i ndihmuar që ta fitonte titullin dhe Kupën e Brazilit, me pesë gola të realizuar në 19 paraqitje.

diego6 (Foto: Instagram/diego.costa)

Ai tash mund të rikthehet në Spanjë te Vallecano, skuadër me të cilën Unitedi përballet të dielën në një ndeshje miqësore.

Costa e njeh mirë klubin e La Ligas, ku ka luajtur si huazim në vitin 2012. Për herë të fundit në Spanjë, sulmuesi ka luajtur në vitin 2020 kur ishte rikthyer te Atletico Madridi. /Telegrafi/

telegrafi sport app