LAJMI I FUNDIT:

Dida: Gjendja e vështirë në Telekom, u menaxhua si kompani private e jo publike (Video)

Dida: Gjendja e vështirë në Telekom, u menaxhua si kompani private e jo publike  (Video)

Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida ka folur për gjendjen në Telekomin e Kosovës, i cili është në prag të falimentimit. Dida i cili ka qenë drejtori i parë gjeneral i Postë Telekomit të Kosovës (PTK), pas lufte ka thënë se në këtë gjendje Telekomi ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së kontrollit në Telekom.

Sipas tij, për të përmirësuar gjendjen në këtë kompani publike duhet të rritet kontrolli nga Kuvendi i Kosovës.

“Kompani e madhe si Telekomi i Kosovës, dhe e rëndësishme për vendin, nuk është sjell ashtu siç duhet. Nga ana tjetër Rregullatori ( ARKEP) e Kuvendi nuk kanë pasur kontrollin dhe në mungesë të një kontrolli dhe të transparencës financiare, për një kompani publike është vepruar në mënyrë të egër”, tha Dida për Telegrafin.


Sipas tij, në Telekom janë sjellë sikur të ishte kompani private, e jo publike.

“Nuk ka qenë puna e keq menaxhimit sepse ata janë sjellë në atë mënyrë si me qenë kompani private. Ka ndodhë se është keqpërdor, është rrit numri i të punësuarave pa arsye, janë emëruar drejtor lojal ndaj pushtetit, që nuk ka menduar për ta zhvilluar Telekomin”, tha profesori Agron Dida.

Ai thotë se për shkak të tregut Telekomi ka pasur fitime, e jo për shkak të menaxhimit të të mirë.

Dida ka thënë se për të dalë nga kjo situatë në të cilën është futur Telekomi i Kosovës, duhet të ndërmerren disa hapa.

“Duhet të rivendoset një kontroll serioze sipas ligjeve, veçanërisht kontroll financiar. ARKEP duhet ta hap tregun dhe rrisë konkurrencën. Duhet të eliminohen keqpërdorimet dhe keqmenaxhimet si dhe ndikimet e pushtetit në Telekom. Parlamenti duhet të veprojë sipas ligjit, t’i shqyrtojë dhe t’i aprovojë raportet financiare siç duhet, të bëjë ristrukturime të bordit, i cili nuk ka punuar siç duhet. Natyrisht edhe menaxhmenti. Kur krejt këto hallka mungojnë atëherë nuk mund të presim një veprimtari të mirë dhe konkurruese”, ka deklaruar Dida në intervistën për Telegrafin.

Ndryshe, javë më parë drejtues të bordit të Telekomit të Kosovës ka thënë se kjo kompani është në gjendje të vështirë financiare për shkak të borxheve të cilat kapin shifrën prej 60 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori