LAJMI I FUNDIT:

“Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni”, X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

“Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni”, X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Është aplikacion mjaft popullor i përdorur nga miliona njerëz në mbarë botën, por duket se X ka rënë këtë mëngjes.

Përdoruesit e kanë pasur të pamundur të hyjnë në llogaritë e tyre, që do të thotë se ata gjithashtu nuk mund të postonin ose shikonin postimet e të tjerëve.

Dhe u është shfaqur mesazhi: “Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni”.


DownDetector, një faqe që monitoron ndërprerjet në internet, tregon më shumë se 9,000 raporte nga përdoruesit e prekur sot, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Sipas faqes, 60% kanë regjistruar probleme me aplikacionin, 35% me faqen e internetit dhe 5% me lidhjen e serverit.

Raportohet se shumë njerëz janë drejtuar në Threads, platformën rivale të X në pronësi të Metas, për t’u ankuar për këto probleme.

“Twitter (X) ende nuk po funksionon, mendova se ishte problemi i WiFi për një sekondë”, shkroi një përdorues.

“X (Twitter) nuk funksionon. Urime Threads për miliona përdorues të rinj sot”, tha një tjetër.

Ndryshe, ende nuk ka pasur ndonjë sqarim për ndërprerjen nga vetë pronari i X, Elon Musk.

Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë përpara se ta riemëronte në X dhe të krijonte kompaninë e tij – X Corp – për ta drejtuar atë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
Kalo në kategori