LAJMI I FUNDIT:

Diaspora në Norvegji, një shembull i mirë i kontributit për komunitetin

Diaspora në Norvegji, një shembull i mirë i kontributit për komunitetin

Adem Shabanaj ndihmon Lobin Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji  me 6000 mijë krona.

Adem Shabanaj nga Radavci, më banim në Stavanger, ishte i ftuar nga Radio Rilindja për të rrëfyer mbi kontributin e tij shumë vjeçar për çështje kombëtare.

Fokusi i intervistës ishte rreth kontributit të tij dhënë Radio Rilindjes në vitet 90-ta dhe gjatë periudhës së luftës.

Në kohën kur Adem Shabanaj, ishte në rolin e redaktorit përgjegjës të Radio Rilindjes në Oslo , ai banonte në Kristiansand-S. Për të kryer detyrën e tij, ai duhej të udhëtonte çdo të premte rreth 700km.

Një rrugëtim i gjatë dhe i kushtueshëm për një azilkërkues më ndihma sociale.

Pas rrëfimit të një sërë historive, peripecive dhe dëshirës së flaktë për të ndihmuar atdheun, Shabanaj, iu drejtua dëgjuesve me këtë mesazh:

“Duhet të humbasim diçka,nëse duam të fitojmë shumë. Ardhmëria e fëmijëve tanë varët nga aftësia dhe vullneti ynë për ta ndihmuar gjeneratën e re.

Fuqizimi i Diasporës rreth një Lobi mbarëkombëtar është obligim moral për çdo shqiptarë.

Ky angazhim duhet të vihet në jetë duke rekrutuar dhe mbështetur rininë tonë. Kontributi im dhënë Lobit Euro-Atlantik Shqiptar- Norvegji, është  formë mbështetëse  e anëtarësisë vjetore për vitin 2018.

Apeloi që kjo mbështetje të praktikohet nga çdo kompani shqiptare dhe vullnetarë tjerë. Shuma mbështetëse nga 500-48.000kr mund të tërhiqet nga llogaritja e tatimit.

Duhet të kemi parasysh kohën dhe investimin që bëjnë anëtarët  tjerë të Lobit. Një vullnetarizëm i pa shoq i cili nuk paguhet nga askush.

Lobi Euro-atlantik Shqiptar, dega  në  Norvegji, është organizata e vetme mbarëkombëtare,që mbulon Norvegjinë.

Një fuqizim i një Lobi ,do ishte në favor të secilit individ, shoqatë, rrjet dhe qeveri.

Pasi ne e dimë se kjo është me rëndësi dhe shumë pozitive, ne duhet të ngrihemi e të mbështesim idenë, pa asnjë hezitim.

Jemi në Norvegji,në shtetin ligjor. Çdo transaksion bankar duhet dëshmuar konform kërkesës ligjore.

Ne duhet të besojmë, kontrollojmë, dhe mbështesim çdo hap organizativ  të Lobit Kombëtar”, ishte ky mesazhi i Adem Shabanaj .

Adem Shabanaj është menaxher kompanisë RSG GRUPPEN AS në Stavanger. Ai jeton në Norvegji që nga viti 1991.

Pasi që edhe vetë shteti Norvegjez ka mbështetur Lobin Euro-Atlantik Shqiptar dhe kemi në rritje numrin e mbështetësve tjerë, shpresojmë qe kjo të ndikoi pozitivisht në besueshmërinë dhe ndërgjegjësimin e secilit shqiptar, në mënyrë që të vihet në jetë një rilindje e dytë./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori