LAJMI I FUNDIT:

Diaspora kalon natë të paharrueshme në BBQ Party në Central Park

Diaspora kalon natë të paharrueshme në BBQ Party në Central Park

Gjallëria mbizotëroi mbrëmë në Central Park derisa diaspora u mblodh për një festë të jashtëzakonshme të BBQ!

Aroma të këndshme të ushqimit, gëzim, vallëzim – e mbi të gjitha birra më e mirë n’vend, Birra Peja Crudo shoqëruan bashkatdhetarët natën e mbrëmshme.

Të pranishmit u argëtuan nga nikoqiri Drin Gashi dhe patë mundësinë të argëtohen nën tingujt e muzikës së  Nita Latifit, Drin Haxhijakupit dhe Admir Berishës.

Patjetër që nuk mungoj as vallja dhe tingujt tradicional të daulleve, Wedding Drums mbrëmë dhurojë atmosferë me tingujt e muzikës shqipe.

Ndërsa dielli perëndonte në këtë ditë të jashtëzakonshme, u krijuan kujtime që do të zgjasin një jetë dhe lidhje që do të zgjasin shumë përtej këtij rasti të veçantë.

Për diasporën dhe traditën – Birra Peja Crudo dhe Central Park!