LAJMI I FUNDIT:

“Diaspora Flet 2020”: Përplasje në mes ideve nga diaspora dhe realitetit në vendin amë

“Diaspora Flet 2020”: Përplasje në mes ideve nga diaspora dhe realitetit në vendin amë

Në ditën e dytë të konferencës “Diaspora Flet 2020”, u diskutua mbi angazhimin e diasporës në 20 vitet e fundit dhe sfidat e reja që e presin koordinimin e bashkëpunimit mes vendit amë dhe atyre jashtë vendit.

Në këtë konferencë morën pjesë profesionistë e ekspertë nga fusha e ekonomisë, biznesit, teknologjisë dhe filantropisë.


Konferenca “Diaspora Flet 2020”, filloi me diskutimin e investimeve lokale dhe lidhjet e tregut me jashtë. Skender Rama, nga programi Kosovo Compete, projekt i financuar nga USAID-i, e hapi debatin mbi mundësitë dhe potencialet për t’i rritur produktet e prodhuara në Kosovë, dhe më pas për t’i eksportuar jashtë vendit.

Duke analizuar sfidat me të cilat ballafaqohet diaspora kosovare për të investuar më shumë në bizneset kosovare, u përmenden tri fushat ku do të fokusohet ky program: Identifikimi i agjentëve në diasporë të cilët janë blerës për t’i blerë produktet kosovare, identifikimi i personave me ndikim që kanë pozita në koorporata të fuqishme – lobimi për t’i prezantuar dhe integruar produktet lokale; dhe krjimi i ndonjë fondi nga Diaspora ose edhe ndonjë iniciative për rritjen e investtimeve direkte të diasporës në Kosovës. Në këtë panel u përmend edhe industria e drurit, si një potencial i jashtëzakonshëm në lidhjen e tregjeve.

Por, shfaqja e pandemisë globale COVID-19 ka ndikuar në shumë aspekte shoqërore dhe ekonomike. Megjithëse komunitetet e Diasporës kanë qenë të ndikuar nga pandemia në shtetin e tyre rezident, ata kanë vazhduar të dërgojnë shumë më shumë remitanca në vendin e origjinës gjatë kësaj kohe.

Prandaj, sa i përket kontributit të diasporës më shumë se sa sjellja e parave, panelistët e këtij paneli theksuan nevojën e strukturimit të remitancave dhe nevojën e zhvillimit kolektiv dhe jo individual.

Përtej pasojave ekonomike, u theksuan edhe ndikimet shoqërore të kësaj pandemie.

Indira Kartallozi, e pyetur nga Hilmi Gashi se nëse ka ndonjë praktikë më të mirë për të tejkaluar krizën, ajo u shpreh: “Industria duhet të ndryshohet dhe strukturat e reja ekonomike duhet të fuqizohen si p.sh ekonomia qarkore. Përvec rimëkëmbjes duhet edhe të fuqizojmë bizneset se si t’i rezistojnë reziqeve të reja sikurse pandemia, ndryshimet klimatike, pa harruar edhe shëndetin personal dhe ndikimet shoqërore”.

Edhe në këtë ditë nuk munguan fjalimet inspiruese nga Visar Morina, Krenar Komoni, Erila Haska, Mike Bailey.

Pas përfundimit të këtij paneli, në një sesion live në Facebook u zhvillua një bisedë e përqendruar dhe inspiruese me filantropin dhe biznesmenin Elvin Gurin, moderur nga Ilva Tare.

Në vitin 2019 Guri vendosi që të investoj në Shqipëri, dhe i pyetur pse kaq vonë ai u shpreh: “Nuk isha i gatshëm dhe nuk e kisha gjetur momentin e duhur. Kur mu dha mundësia kam luajtur gjithë gurët e mundshëm që ta shfrytëzoja.

Mirëpo se si është balanca e investimeve në një vend me problem, ai ofroi disa faktorë që mund ta vendosnin Kosovën dhe Shqipërinë në një destinacion të investimeve.

Sipas tij duhet përmirësuar infrastruktura fizike, digjitale, të përmirësohet politikëbërja, ekonomia dhe në fund të rritet cilësia në arsim dhe edukim.

Guri theksoi se siguria e investimeve në atdhe lë për të dëshiruar dhe kjo rritë rrezikun (rriskun) për investitorë nga diaspora gjë që i bën ata të hezitojnë të investojnë.

Shtetet amë duhet të trajtojnë investitorët nga diaspora me prioritet në aspektin insititucional përtej fjalëve.

Si një filantrop i sukeshëm duke dhuruar resurset e tija në edukim, tha se diaspora duhet të investojë në vendin amë përtej ideve romantike dhe patriotike ngase ato përplasen me realitetin aktual.

Jahjaga: Dërgesat e diasporës të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Lexo po ashtu Jahjaga: Dërgesat e diasporës të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Në pjesën e dytë të ditës, u realizua debati “Gratë në teknologji”. Ky panel shqyrtoi arritjet e grave shqiptare në teknologji si dhe sfidat me të cilat ato përballen në një fushë të mëparshme të dominuar nga meshkujt.

Sipas panelisteve, në hapësirat e rajonit të ballkanit vrehet një mungesë e trajnimeve dhe çertifikimeve të grave në teknologji.

Një problem tjetër i potencuar nga paneli ishte edhe mungesa e vetëbesimi dhe kurajos tek gratë dhe ndarja e ideve dhe ambicieve për herë të parë.

“Secila nga ne gratë duhet të kemi një rol model që të inspirohemi dhe në çdo konferencë duhet të kemi tregime inspiruese për t’i treguar vajzave të reja që jo vetëm burrat mund të jenë të aftë të fushën e teknologjië, por edhe gratë mund të jenë të afta për të zhvilluar uebsite”, u shpreh Adelina Gojani, njëra nga panelistet.

Ndërsa në panelin Teknologjia, inovacioni dhe kontraktimi i jashtëm u potencuan sfidat dhe si bizneset po përdorin teknologjinë si një domosdoshmëri strategjike.

Panelisët u shprehën se kontraktimi i jashtëm sjellë sfida të ndryshme, duke u nisur nga pagesat online e deri në tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve brenda kompanive.

Edhe në këtë fushë, u theksua roli dhe ndihma e diasporës. Sipas Qelikut nga kompania “Frakton” shumë herë pjesëtarët nga diaspora janë zhgënyer me produktet e prodhuara në Kosovë, por githmonë kanë instituar ta sjellin tregun në Kosovë, dhe kjo ëshë shumë e bukur.

Në fund, Demaj drejtoi gishtin edhe nga politikëbërja duke kërkuar që të vendoset teknologjia si një prioritet shtetëror.

Dita e dytë u përmbyll me sesionin me temë “Filantropia dhe roli i OJQ-ve”, e cili u moderua nga Dajana Berisha (FIQ), me panelistë: Shpresa Xhakli (Filantrope), Laura Ivezaj (Ivezaj Foundation), Mark Kosmo (Global Albanian Foundation), Riçard Lukaj (Lukaj Foundation), dhe Taulant Hoxha (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).

Në këtë panel u theksua se nevojitet të kalojmë nga lloji humanitar, urgjent i donacioneve dhe projekteve në donacione për projekte me objektiva të zhvillimit të qendrueshëm.

Riçard Lukaj tha se nga perspektiva e një donatori, organizatat që implementojnë projekte duhet të dërgojnë më shumë raporte dhe fakte mbi impaktin e projekteve, karshi fotove dhe vizibilitetit të punëve në terren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori