LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, pozicioni i Kurtit, uniteti politik e diaspora shqiptare në Amerikë – gjithçka nga intervista me veprimtarin Uk Lushi

Dialogu Kosovë-Serbi, pozicioni i Kurtit, uniteti politik e diaspora shqiptare në Amerikë – gjithçka nga intervista me veprimtarin Uk Lushi

Veprimtari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, në një intervistë për Telegrafin ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pastaj rolin e diasporës së Kosovës, rëndësinë e unitetit politik, etj.

Aktivisti shqiptar në Amerikë, ish- luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se ajo që ndodhi së fundmi në Bruksel nuk është ndonjë marrëveshje por dakordim që i hap rrugë procesit të normalizimit të marrëdhënieve.


“Nëse nuk mbyllet çështja e Kosovës brenda një afati të caktuar, dhe nëse marrëveshja bazë nuk e përfshinë edhe afatin e përmbylljes së njohjes do të kemi vështirësi edhe në të ardhmen”.

Veprimtari shqiptar në SHBA duke komentuar pozicionin e Kurtit, ka thënë se duhet të gjendet një mes ndërmjet kërkesave maksimaliste dhe atij serviliteti pasi sipas tij jo gjithmonë partnerët ndërkombëtarë i kuptojnë drejtë kërkesat tona.

“Problemi që unë e kam me qasjen e Kurtit është se ne jemi futur në vorbullën e taktikës. Ne kemi të drejtë plotësisht me targat. Por ne duke u marrë me këtë çështje po lëmë pas çështjet kruciale. Ne duhet të kërkojmë njohjen e 5 vendeve evropiane. Nuk është më e rëndësishme njohja nga Serbia”.

Lushi thotë se edhe çështje e përmbylljes së shtetësisë së Kosovës duhet të ketë një afat.

“Momentalisht sigurinë e Kosovës e garanton OKB-ja. Ne po harrojmë se çështja me Serbinë është më shumë politike se ushtarake”.

Veprimtari shqiptar në SHBA, Uk Lushi dhe kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu

Ai thotë se sa herë shqiptarët e Kosovës kanë vepruar në mënyrë kolektive ka pasur sukses.

“Fakt për këtë gjë është Rambujeja apo bisedimet e Vjenës. E di që tashmë kemi shtet dhe Qeveria e ka përgjegjësi edhe dialogun, por ne po e shohim se ka çështje që po politizohen dhe i tillë është edhe dialogu me Serbinë. Arsyeja pse neve na nevojitej një unitet i tillë është se në njërën anë përgjegjësia do të ndahej dhe nga ana tjetër do të hiqej frika që do ta ketë ndonjë politikan se do të quhej tradhtar apo i butë”.

Lushi thotë se Kurti Asociacionin e ka paraqitur si “gogol” dhe sipas tij tashmë ky po i kthehet kryeministrit si bumerang.

Ish-pjesëtari i Batalionit Atlantiku thotë se një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë së pari do të ishte humbje për Rusinë.

“Është e vetmja fuqi e madhe që dëshiron kaosin dhe vazhdimin e status quos. Megjithatë prania e NATO-s në Kosovë e Ballkan i pamundëson Serbisë e Rusisë të zgjerojë konfliktin”, deklaroi tutje Lushi.

Veprimtari shqiptar ka folur edhe lidhur me diasporën shqiptare në SHBA.

Ai nuk është i kënaqur me koordinimin që kanë qeveritë shqiptare ne Ballkan me diasporën e SHBA-së, duke thënë se koordinimi i diasporës me qendrat e vendosjes shqiptare në Ballkan është më i ulëti ndër vite.

“Problemi i diasporës, sidomos asaj shqiptaro-amerikane është se nuk kemi pasur asnjëherë më shumë kapacitete se që kemi sot, mirëpo nuk kemi pasur kurrë koordinim më të keq me qendrat e vendosjes shqiptare në Ballkan. Aty ka shumë politizim e partizim”.

Megjithatë aktivisti Lushi thotë se shtetet nuk mund të zhvillohen me emigracion.

“Përfaqësuesit e zgjedhur në Kosovë dhe ata që rrinë në atdhe janë patriotët e vërtetë. Emigracioni ka rol ndihmues dhe këshillues. Normalisht nëse dikush ka ide të mira në diasporë mund të ndihmojë dhe përfaqësuesit tonë mund të ndihmojnë. Por ne nuk mund të marrin rolin udhëheqës, sidomos pas themelimit të shteteve”.

Nënkryetari i Kongresit Panshqiptar Amerikan thotë se ata nuk po përdoren si aset që janë nga qeveritë.

“Ne nuk po përdoremi si aset. Madje jemi aset që nuk kushton asgjë. Ne nuk paguhemi nga shteti i Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjera Lushi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori