LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak pas takimeve në Beograd: Shpresoj se jemi në rrugën e duhur

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak pas takimeve në Beograd: Shpresoj se jemi në rrugën e duhur

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar gjatë javës kanë qëndruar në Prishtinë dhe Beograd në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, derisa Qeveria e Kosovës nga 1 shtatori pritet të zbatojë vendimin për targat dhe dokumentet.

E të enjten pas vizitave në Kosovë, Lajçak dhe Escobar kanë qëndruar në Beograd.

Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se pas një raundi të dytë të bisedimeve në Beograd, shpreson se janë në rrugën e duhur, duke vlerësuar siç shkruan “përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropian”.


“Pas një raundi të dytë diskutimesh, mbrëmë vonë, unë shpresoj se jemi në rrugën e duhur. I vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, shkruan Lajçak, raporton Telegrafi.


Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të zbatimit të reciprocitetit për targat dhe dokumentet.

Ai ka thënë se ka përfunduar dialogu asimetrik dhe se RKS janë tabelat e Kosovës, ndërkaq, opsionet për prodhimin e targave neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim.

“Dialogu asimetrik kur Kosova më parë temë sesa palë, nuk ngjan më në Bruksel. Ky është dallim tektonik, për të mirë… Opsionet kur Kosova duhet që të prodhojë targa neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim. Me mua si kryeministër, me këtë udhëheqje demokratike pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar nuk mund të ketë prodhimtari, status neutrale në Republikën e Kosovës. RKS janë tabelat e Kosovës dhe kjo është në përputhje madje edhe me zotimet e Beogradit në Bruksel”, ishte shprehur kryeministri në një konferencë, raporton Telegrafi.

Ai ka thënë se pala kosovare ka qenë konstruktive në dialog dhe ka dhënë opsionet e saj, por Serbia nuk ka qenë e gatshme për marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori