Në një konferencë për shtyp, Sequi, ndonëse nuk i është referuar në mënyrë direkte palëve politike, ka deklaruar se dialogu përbën themelin e vlerave evropiane, raporton Top Channel.

“Dialogu është vlera kryesore e Bashkimit Evropian. Edhe harmonia nuk bën përjashtim nga këto vlera. Nëpërmjet këtij turi koncertesh ne dëshirojmë të promovojmë idenë që ju t’i afroheni Evropës”, ka deklaruar Sequi.


Më herët gjatë muajit, ambasadori i BE-së i bëri një rezyme asaj çfarë është arritur se çfarë ka mbetur për t’u realizuar në përmbushjen e 12 prioriteve për integrimin. Ai u shpreh se, Shqipëria ndodhet në një situatë politike krejt ndryshe nga ajo e nëntorit, por kërkoi që palët t’i përmbaheshin marrëveshjes së vitit të shkuar.

Duke u ndalur në 4 prioritetet e para, ato politike, Sequi vlerësoi përmbylljen e reformës zgjedhore, por kërkoi që ajo të zbatohet dhe mos të mbetet një ligj vetëm në letër. /Telegrafi/