Pete Davidson është një emër që ka qenë në domenin publik për një kohë, por mund të mos dini edhe aq shumë për të.
Ai dhe ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian, zyrtarizuan lidhjen e tyre në muajin mars, me publikimin e disa imazheve të përbashkëta në rrjete sociale.
Meqenëse çifti bënë publike romancën e tyre të dashurisë, ja gjithçka që duhet të dini, nga mosha e karriera dhe deri te historia e takimeve me emrat e njohur në showbizin ndërkombëtar.

Kush është Pete Davidson?
I lindur më 16 nëntor të vitit 1993, Pete është aktualisht 28-vjeçar, një komedian, shkrimtar, producent e aktor.
Në vitin 2016, ai u shfaq në listën e “Forbes 30 Under 30”; në të njëjtin vit filmoi shfaqjen e parë të “Pete Davidson: SMD”. Më vonë, solli shfaqjen tjetër speciale “Alive from New York” në Netflix.
Babai i tij, Scott Matthew Davidson, ishte një zjarrfikës i qytetit të New Yorkut, i cili vdiq gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit në 2011, kur artisti ishte shtatë vjeç.
Nëna e tij është Amy Davidson.

Si adoleshent, Pete u diagnostikua me sëmundjen e Crohn – një lloj sëmundje inflamatore të zorrëve – për të cilën kërkon trajtim intravenoz. “Jam diagnostikuar me sëmundjen e Crohn kur isha 17 ose 18 vjeç”, tha ai për High Times në vitin 2016. “Stomaku im kishte dhimbje gjatë gjithë ditës dhe nuk mund të haja”.
I njëjti po ashtu nuk e kishte fshehur historinë e tij me abuzimin e substancave narkotike, duke zbuluar në 2017 se kishte marrë ndihmë për trajtim.
Në vitin 2019, ai gjithashtu bëri të ditur në SNL se do të shkonte në rehabilitim.
Për çfarë është i famshëm Pete Davidson?
Që nga viti 2014, ka qenë anëtar i kastit në shfaqjen “Saturday Night Live”. Ai është gjithashtu një komedian i suksesshëm me paraqitjet në: “Adam DeVine’s House Party” dhe “Jimmy Kimmel Live”.
Karriera e tij e aktrimit nisi në vitin 2013 në “Brooklyn nine-nine”, gjersa luajti edhe në filmin komedi-dramë, “The King of Staten Island”. Në vitin 2021, ai pati një rol në filmin “The Suicide Squad” së bashku me aktorë të tjerë, si Margot Robbie.
Me kë ka qenë në lidhje Pete Davidson?
Producenti dhe humoristi amerikan është i njohur për një sërë lidhjesh dashurie me fytyrat publike në tregun ndërkombëtar.
Ai fillimisht në vitin 2015 është komentuar për një histori dashurie me aktoren amerikane, Carly Aquilino. Më pas nisi lidhjen e radhës me shkrimtaren dhe aktoren, Cazzie David, deri në 2018.
Nga maji 2018, Pete pati një romancë me Ariana Grande, duke i propozuar këngëtares një muaj pasi njoftuan për lidhjen. Dyshja u ndanë pak muaj më vonë, në tetor të atij viti.
Më pas, Davidson ka qenë në lidhje me aktoren Kate Beckinsale.

Pas shumë spekulimeve që u bënë aso kohe, Pete dhe Kaia Gerber konfirmuan lidhjen e tyre në nëntor të vitit 2019. Dyshja u takuan për disa muaj, përpara se të ndaheshin përfundimisht në janar 2020.
Thashethemet për një marrëdhënie midis Pete dhe yllit të “Bridegerton”, Phoebe Dynevor, nisën në mars të vitit 2021. Ata u panë në verë duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, para se të ndaheshin në gusht.
View this post on Instagram
Së fundmi, aktori bëri publike lidhjen me Kim Kardashian, teksa u fotografuan dorë për dore më 19 nëntor të vitit 2021.
Lidhja e re e Kim u bë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Kanye West, me të cilin ndan katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit