LAJMI I FUNDIT:

Dhuronte spektakël me veturë para të pranishmëve, i riu nga Italia humb kontrollin mbi mjetin – lëndohen nëntë persona

Dhuronte spektakël me veturë para të pranishmëve, i riu nga Italia humb kontrollin mbi mjetin – lëndohen nëntë persona

Një i ri nga Italia i cili po dhuronte spektakël me veturën e tij në një tubim të meraklive të veturave, për pak sa nuk e shndërroi ngjarjen në tragjedi.

Ai po qëndronte me këmbë mbi kapakun e veturës që ishte në lëvizje – duke argëtuar të pranishmit në Verona në veri të Italisë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë në një moment ai humbi kontrollin mbi mjetin, ku si pasojë u përplas në rrethojën mbrojtëse prapa të cilës po qëndronin shumë të pranishëm.

Nga kjo përplasje janë lënduar nëntë persona që janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Gjithçka ndodhi në ngjarjen Motor Bike Expo, që do të vazhdojë edhe nesër shkruan Associated Press.

Në anën tjetër, shoferi i veturës duket se ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, pasi edhe në video shihet duke dalë nga vetura. /Telegrafi/