Action for Mothers and Children (AMC), në partneritet me Americares, ka realizuar një tjetër donacion jetik për Klinikën Neonatologjike në Kosovë, duke dhuruar 100 shishe Survanta në vlerë prej rreth 40 mijë euro.
Ky donacion është një ndihmë thelbësore për foshnjat e lindura parakohe, të cilat kanë nevojë për mbështetje intensive për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar shëndetshëm.
Survanta është një terapi e domosdoshme për trajtimin e Sindromës së Distresit Respirator (RDS), një gjendje e rëndë që prek foshnjat e lindura para kohe si pasojë e mungesës së surfaktantit në mushkëri. Ky medikament ndihmon në hapjen dhe funksionimin e mushkërive, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun e komplikimeve të rënda respiratore dhe duke rritur shanset për një zhvillim normal të foshnjave.
Falë këtij donacioni, Klinikës Neonatologjike i mundësohet të sigurojë trajtim më efektiv për dhjetëra foshnja që lindin para kohe çdo vit. AMC dhe Americares vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të mbështetur shëndetin e nënave dhe foshnjave në Kosovë, duke siguruar barna dhe pajisje esenciale për përmirësimin e kujdesit shëndetësor.
AMC shpreh mirënjohjen e saj të thellë për Americares dhe për të gjithë partnerët dhe donatorët që ndihmojnë misionin tonë duke siguruar një fillim më të sigurt dhe më të shëndetshëm për foshnjat!
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni i AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.
Për më shumë informata rreth AMC-se ju lutem vizitoni www.amchealth.org
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KESCO shtyn afatin për aplikimin e bizneseve në tregun e rregulluar

Avokati i Popullit i kërkon ZRRE-së të pezulloj vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Çka po i shtyn shoferët të kalojnë në Petrol Company? Zbulohet e vërteta!

Ekonomia amerikane ngec në tremujorin e parë shkaku i politikave të Trumpit

Maji sjell magjinë në ETC!

Përfitoni nga zbritja 40% në Shkollën Fillore UBT- Regjistrojini fëmijët tuaj në shkollën me teknologji dhe edukim të avancuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Konjufca ia kërkoi votën për Qeverinë, Geci publikon bisedën: Kurti ta fshijë postimin e të kërkojë falje dhe hajde flasim me vëllezër

Heshtja merr fund, vjen reagimi i Vesa Lumës pas spekulimeve për ndarjen nga Big Basta

Putin refuzon kompromisin, kërkon territore shtesë

Bajqinovci: Brenda 10 ditësh do të konstituohet Kuvendi

Notat e lojtarëve, Arsenal 0-1 PSG: Marquinhos top, Martinelli dobët

'Eurovision 2025' ndalon flamujt e komunitetit LGBTQ+ në skenë – lejohet vetëm flamuri zyrtar i shtetit përfaqësues