LAJMI I FUNDIT:

Dhurohen libra për Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Komunën e Podujevës

Dhurohen libra për Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Komunën e Podujevës

Tashmë gjimnazistët e “Aleksandër Xhuvani-t” të Komunës së Podujevës, do kenë rastin të lexojnë edhe më shumë libra, e kjo pasi bibloteka e tyre e pasurua edhe me disa libra, të cilat i dhuroi Kolegji Universum.

Përfaqësuesit e këtij Gjimnazi kanë shprehur falënderime për donacionin e Kolegjit Universum, duke e vlerësuar atë si shumë të dobishëm për pasurimin e biblotekës së tyre, gjë e cila pritet të ndikojë pozitivisht edhe në ngritjen e cilësisë gjatë procesit të të mësuarit.

Janë bërë të njohura tashmë aksionet e Kolegjit Universum në avancimin e arsimit në Kosovë, e këtë duke ofruar donacione të shumta të librave por edhe pajisje teknologjike.

Universum shprehë se do te jenë gjithmonë të hapur ndaj bashkëpunimeve të tilla andaj, shpresojnë që këto libra të shfrytëzohen maksimalisht nga ana e nxënësve.

Për të mësuar më shumë rreth organizimeve dhe aksioneve të tilla në Kolegjin Universum, ju lutem, kontaktoni në: info@universum-ks.org, telefononi në +377 44 144 062 ose ndiqni faqen në facebook.

Universum, univers i mundësive.

Artikull i sponzorizuar