Këngëtarja e njohur e estradës, Dhurata Dora, është solidarizuar këtë fundvit me njerëzit në nevojë.

Ajo ka dhuruar një drekë në Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila udhëhiqet nga humanisti i njohur Halil Kastrati.


Megjithëse ka preferuare të mos e shpërndajë vet në rrjetet sociale, ishte faqja zyrtare e shoqatës ajo që bëri të ditur këtë ndihmesë nga këngëtarja.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” publikoi disa fotografi nga dreka në rrjetin social Facebook, duke falënderuar këngëtaren për ndihmën që dhuroi.

“Dreka ne kuzhinen tone. 19.12.2019 Falenderojm kengetaren e mirenjohur te estrades Dhurata Dora e cila dhuroj dreken ne kuzhinen tone Nevojtareve Zoti ju ndihmofte Bamiresen Zoti e shperblefte”, shkuhet në njoftimin e shoqatës në Facebook. /Telegrafi/