LAJMI I FUNDIT:

Dhunoi 44-vjeçarin për borxhin, arrestohet i riu në Kavajë

Dhunoi 44-vjeçarin për borxhin, arrestohet i riu në Kavajë

Policia e Kavajës ka arrestuar shtetasin Danjel Habibi, 23-vjeçarin i cili goditi mbrëmjen e të mërkurës me sende të forta 44-vjeçarin Z. L., dhe i dëmtoi automjetin.

23-vjeçari, së bashku me shtetasin Q. B., dyshohet se dhunuan 44-vjeçarin për shkak të një borxhi prej 25 mijë euro.

44-vjeçari, pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë, ndërkaq Policia vijon punën për kapjen e shtetasit Q. B., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera për dëmtimin me sende të forta të shtetasit Z. L., 44 vjeç, të kryer rreth orës 20:15, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. H., 23 vjeç”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori