Dhunë psikike, fizike e kanosje – disa raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Malishevë e Vushtrri.
Raporti i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 28.08.2025-09:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Pejë 28.08.2025-06:00. Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.
Malishevë 28.08.2025-14:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi i shkakton dhunë psiqike, fizike dhe kanosje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Vushtrri 28.08.2025-08:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kanosur me një armë të ftohtë dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë të cilën e kishte përdorur i dyshuari. Rasti nën hetime.



















































