Dhunë në familje në Pejë, arrestohen dy të dyshuar - lëndohen edhe dy të tjerë

Dy persona janë arrestuar të hënën pasdite në Pejë, pas një përleshjeje fizike mes tyre, e cila ka rezultuar me lëndimin e dy viktimave.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku një mashkull dhe një femër, shtetas të Kosovës, janë përfshirë në një konflikt fizik.
Në përpjekje për të ndërhyrë dhe ndalur përleshjen, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Siç thuhet në njoftim të gjitha palët e përfshira kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në vazhdim e sipër dhe po hetohet nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































