LAJMI I FUNDIT:

Dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet ferizajasi

Dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet ferizajasi
FotoL Ar

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, të martën rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt bëhet e ditur se në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.A (M/K) i moshës 26 vjeçar, përsëritës i dhunës në familje, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet M.M (F/K) e moshës 22 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tretman mjekësor.

Pas intervistimit të të dyshuarit nga Njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/