LAJMI I FUNDIT:

Dhunë fizike, psikike dhe dëmtim të orendive në shtëpi- rastet e dhunës në familje të raportuara në Polici

Dhunë fizike, psikike dhe dëmtim të orendive në shtëpi- rastet e dhunës në familje të raportuara në Polici
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që janë raportuar, për sulm fizik e dhunë psikike.

Rastet e dhunës që janë lajmëruar në Polici janë në Podujevë, Suharekë, Pejë, Mitrovicë e Vushtrri, raporton Telegrafi.

Lexoni të plotë raportin e policisë:


Podujevë  31.01.2024 – 23:43.  Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Suharekë   26.01.2024 – 13:30.  Me 01.02.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se ka probleme psikike, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte ushtruar dhunë fizike, duke e goditur viktimën femër kosovare dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë  01.02.2024 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë  01.02.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri  01.02.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, dhe ka ushtuar dhunë psikike ndaj saj. Viktima me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori